Ramosaj: Hotit i dhashë afat për të gjetur zgjidhje për rrugën Deçan-Plavë

19 gusht 2020 | 16:01

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është takuar të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, për të biseduar rreth çështjes së rrugës Deçan-Plavë.

Ramosaj ka thënë se pas temave të ngritura, Deçani ka filluar ta ketë vëmendjen e duhur.

Ai ka theksuar se i ka dhënë afat Hotit për të gjetur zgjidhje për ndërtimin e kësaj rruge.

“Pas temave të ngritura, Deçani ka filluar ta ketë vëmendjen e duhur! Kam zhvilluar takim me kryeministrin Hoti, ku jam dakorduar t’i jap afatin e arsyeshëm të bëjë zgjidhjen e kontestit për ndërtimin e rrugës”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) ka bërë me…