
Ramosaj merr përkrahje të madh në fshatrat Gramaçel dhe Jasiq i Ri (foto)
14 shtator 2025
| 21:22
Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, aktualisht kryetar komune, Bashkim Ramosaj, ka filluar tubimet elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit, duke nisur nga fshatrat Gramaçel dhe Jasiq i Ri.
“Entuziazëm dhe vullnet i madh i shprehur sonte nga takimi me banorët e këtyre lokaliteteve”.
“Faleminderit për përkrahjen dhe besimin tuaj të madh, ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidatit për asamble, Ramiz Isufaj”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.