Ramosaj pas aktakuzës ndaj zyrtarëve të “Hidrodrinit”: Komuna insiston ta administrojë ujin e pijes

07 shkurt 2022 | 13:57

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se pret që rasti i helmimit të qytetarëve të komunës së tij të marrë trajtimin e duhur deri në përfundim të procedurave sipas ligjeve në fuqi.

Këto deklarata Ramosaj i ka bërë pas konferencës së Prokurorisë Themelore të Pejës, ku është bërë me dije se është ngrehur aktakuzë kundër dy zyrtarëve të KRU “Hidrodrini”.

“Komuna e Deçanit mirëpret veprimet e ndërmarra nga prokuroria themelore në Pejë, e cila sot, në konferencën për media, informoj që ka përfunduar hetimet, që kanë të bëjnë me rastin e helmimit të 1 500 qytetarëve të komunës së Deçanit nga uji i pijes gjatë muajit korrik 2021. Duke shpresuar që ky rast të merr trajtimin e duhur deri në përfundim të procedurave sipas ligjeve në fuqi”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ramosaj ka shtuar se Komuna e Deçanit insiston që të menaxhojë me ujin e pijes.

“Edhe njëherë, me të drejtë ritheksojmë se: Komuna e Deçanit insiston që të ketë në menaxhim dhe të administroj me ujin e pijes në të gjithë territorin e komunës së Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Mirlind Daku është larguar nga skuadra e Osijekut dhe…