Ramosaj: Shërohet pacientja nga Lëbusha e prekur nga koronavirusi

28 prill 2020 | 13:01

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se pacientja nga fshati Lëbushë ka dalë negativ pas dy testimeve për koronavirus.

“Nga raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kemi pranuar rezultatet e ritestimit të pacientes nga Lëbusha dhe fatmirësisht ka rezultuar negativ, që do të thotë është shëruar nga COVID-19, ajo së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët tani do të kthehen në Lëbushë të Deçani” ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Një lajm i mirë!Nga raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kemi pranuar rezultatet e ritestimit të…

Gepostet von Bashkim Ramosaj am Dienstag, 28. April 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mohuar lajmin…