Ramosi mund të largohet nga PSG-ja, kjo është arsyeja

30 mars 2023 | 12:43

Në PSG janë shumë të lumtur me rolin që Sergio Ramos po luan në Paris. Spanjolli po bëhet i dashur dhe i respektuar si nga trajneri i tij, ashtu edhe në dhomat e zhveshjes në përgjithësi.

Përformanca e tij ka pësuar ngjitje që nga momenti kur ai zbarkoi për herë të për në Paris. Por, për shkak të çështjes së “fair-play” financiar, që bën që klubet të përshtaten me parametra gjithnjë e më të rreptë, PSG-ja do të duhet të trajtojë shumë mirë listën e saj të ulje-ngritjeve për merkaton e ardhshme.

Sergio Ramos ka një nga pagat më të larta të klubit dhe sigurisht në merkaton e verës do të shikohet me kujdes se cili do të qëndrojë e cili do të largohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë dy ndeshje miqësore…