Ramosi prezantohet te PSG-ja

08 gusht 2023 | 13:39

Gonçalo Ramos ka firmosur me PSG. Sulmuesi portugez vjen nga Benfica dhe ka nënshkruar me kampionët e Francës në formën e huazimit për një sezon.

“Paris Saint-Germain njofton nënshkrimin e Gonçalo Ramos. Sulmuesi portugez 22-vjeçar bashkohet në formë huazimi me një opsion blerjeje deri në fund të sezonit”, ka shkruar klubi. Ky afrim ka qenë dëshirë e drejtpërdrejtë e trajnerit Luis Enrique.

22-vjeçari Ramos është aktivizuar në 30 ndeshje në Liga Portugal në edicionin që kaloi, ku ka shënuar 19 gola. Futbollisti është produkt i akademisë së Benficës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, e ka quajtur Rusinë “agresore”…