
Ramush Haradinaj përkujton 29 majin – një nga betejat vendimtare të UÇK-së në Dukagjin
29 maj 2025
| 18:28
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 29 majin si një nga momentet më të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dukagjin dhe në tërë Kosovën.
Ai theksoi fillimin e luftës frontale në Komunën e Pejës, ku forcat serbe u ndalën në përpjekjen e tyre për të depërtuar në zonën e Lugut të Baranit, falë rezistencës heroike të luftëtarëve të UÇK-së.
Haradinaj nderoi dëshmorët dhe martirët që ranë për liri gjatë viteve 1998 dhe 1999, duke përmendur emrat e atyre që dhanë jetën për Kosovën, si Adnan Berisha, Arif Mahmutdemaj, Avni Përgjegjaj, dhe shumë të tjerë.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës!” përfundoi Haradinaj.