Ramush Haradinaj president? Vjen reagimi nga LDK-ja

13 gusht 2020 | 08:28

Gjatë ditës së djeshme kryesia e AAK-së e ka përkrahur fuqishëm kryetarin e partisë së tyre, Ramush Haradinaj, për ta marrë postin e presidentit. Rreth kësaj teme nuk ka pasur reagime deri më tani nga partneri i madh i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në një prononcim për Klan Kosova, deputetja e LDK-së, Vlora Limani Hajnuni, ka thënë se kjo çështje duhet të diskutohet mes partnerëve kur të vijë koha.

“Partnerët e koalicionit duhet të ulen e të bisedojnë kur të vijë koha”, u shpreh ajo.

Po ashtu, ajo tregoi se çështja e pozitës së presidentit nuk është biseduar gjatë negociatave për koalicion dhe kjo temë as që është përmendur në forumet e partisë kohët e fundit. “Unë besoj se jo. Bisedime të tilla për çështjen e presidentit duhet të bisedohen edhe në forumet e partisë e një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Aq sa jam e informuar unë, jo”, u shpreh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do ta vizitojë sot Spitalin…