‘Ramushi lidhje s’ka me muzikë, veç bërtet’: Deputeti i PDK-së ia kris këngës në studio (video)

04 nëntor 2022 | 13:50

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka qenë i ftuar të premten në emisionin e mëngjesit në “T7”.

Ai gjatë rubrikës “Rikthim në kohë”, që është në kuadër të “#Gjesi” ka treguar se dëgjon shumë muzikë, dhe se kënga është ajo që e ka përcjell çdo kund.

Duke udhëtuar mbrapa në kohë përmes muzikës, Berisha tha se ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk dinë të këndoj.

“Ramushi lidhje s’ka me muzikë veç bërtet, më mirë këndoj unë”, ka thënë Berisha në “T7”.

Por për të treguar se a ka zë për muzikë, Berisha pa hezitim ja krisi këngës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Evropiane e Hendbollit ka shkruar për fitoren e Kosovës…