EHF-ja shkruan për suksesin e Kosovës: Natë historike në Istog

04 nëntor 2022 | 13:45

Federata Evropiane e Hendbollit ka shkruar për fitoren e Kosovës ndaj Ishujve Faroe, të enjten  mbrëma. Sipas EHF-së, fitorja dëshmon rritjen e vazhdueshme të Përfaqësues së Kosovës në hendboll (vajzat).

“Kosova nuk kishte fitore në fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror. Por rritja e formës u dëshmua në kualifikimet e kaluara për Evropian dhe kjo u konfirmua në një natë historike në Istog, ku lojtaret e Kosovës siguruan fitore të shkëlqyer ndaj Ishujve Faroe. E udhëhequr nga Leonora Demaj që shënoi 9 gola, Kosova nuk shikoi për asnjë moment prapa dhe bëri një hap të madh drejt kalimit në fazën tjetër”, ka shkruar EHF-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka thënë se vazhdimi…