Raportet në mes të ShBA-së dhe Danimarkës të mira, pavarësisht grindjes për Grenlandën

22 gusht 2019 | 11:13

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka lavdëruar Danimarkën pas një grindjeje publike mes të dyja vendeve mbi Grenlandën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka anuluar një vizitë në Danimarkë.

Trumpi ka thënë se kryeministrja e Danimarkës ishte “e ligë” kur ka kundërshtuar idenë e tij për të blerë rajonin e Grenlandën.

Në një telefonatë me ministrin e Jashtëm danez, Jeppe Kofod, sekretari Pompeo ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e Danimarkës si një aleat i ShBA-së.

“Sekretari shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e Danimarkës si një nga aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe kontributet e Danimarkës për të adresuar përparësitë botërore të sigurisë”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

“Sekretari dhe ministri i jashtëm Kofod diskutuan gjithashtu forcimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Danimarkës – përfshirë Grenlandën”, ka thënë Ortagusi.

Në anën tjetër, ministri Kofod ka thënë që bisedimet kishin afirmuar një lidhje të fortë midis dy vendeve.

Kryeministrja, Mette Frederiksen, e kishte quajtur ambicien për të blerë territorin autonome danez “absurd”.

Sipas saj, ideja e shitjes së Grenlandës te Shtetet e Bashkuara është absurde, pasi një këshilltar ekonomik i Trumpit ka treguar interesin e SHBA-së për të blerë ishullin më të madh në botë.

Ajo ka thënë se ishte “e zhgënjyer dhe e habitur” që Trump e kishte anuluar vizitën e tij në Danimarkë.

Udhëtimi ishte planifikuar të bëhej më 2 shtator, me ftesë të Mbretëreshës Margarethe II të Danimarkës.

Grenlanda përbën territor autonom danez, që gjendet në mes të Oqeanit Atlantik dhe atij Arktik.

Ka një popullsi prej rreth 56 000 personave, si dhe ka qeverinë dhe parlamentin e vet.

Më shumë se 80 për qind e ishullit është e mbuluar me shtresa të akullit, për të cilat ka shqetësime se mund të shkrihen si pasojë e ngrohjes globale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, të…