Raporti 24-orësh i MSh-së: 14 raste të reja me Covid, 24 të shëruar dhe  12 të vaksinuar

11 prill 15:02

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë paraqitur vetëm 14 raste të reja me Covid si dhe janë shëruar 24 persona.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 12 doza të vaksinës kundër Covid.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.690 doza të vaksinës. Deri më sot 821.084 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Deri më sot janë dhënë 100.583 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 708 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 24 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.085. Në total numri i rasteve aktive është 534”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), Karim A.A. Khan QC,…