Raporti i Bulliqit për demarkacionin në duart e deputetëve

19 dhjetor 2017 | 11:54

Raporti i Komisionit të ri për Shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi, tashmë i është shpërndarë të gjithë deputetëve.

Megjithatë, ende nuk është mbajtur mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku edhe pritet të shqyrtohet materiali i komisionit të Shpejtim Bulliqit për demarkacionin, të dërguar nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka deklaruar për “Indeksonline”, zëvendëskryetarja e parë e këtij komisioni, Time Kadrijaj. “Deri më tash nuk është thirrur ende mbledhja e komisionit”, ka thënë Kadrijaj.

Sipas saj, për mbledhjen dhe për agjendën vendosë kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani. “Kur vendoset për mbledhje të komisionit dhe për agjendën në komisionin parlamentar vendoset nga kryetarja e komisionit në bashkëpunim me stafin mbështetës të komisionit”, ka thënë ajo.
Ndryshe, raporti i ri i komisionit për Demarkacionin i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi ka dal me përfundimin se me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve, Kosova humb territor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka deklaruar se…