Raporti i DASh-it për Kosovën, Haradinaj kërkon dorëheqjen e qeverisë Kurti

23 prill 2024 | 15:58

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për Kosovën, në të cilën theksohet “korrupsioni qeveritar”.

Haradinaj ka thënë se ky raport demistifikon kursin e mashtrimit të qeverisë Kurti.

“Vetëmashtrimi i qeverisë duke krijuar tituj bombastik për fitoret e paqena kundër Serbisë e në raste të caktuara edhe kundër komunitetit ndërkombëtar, janë gënjeshtrat të cilave Qeveria ka filluar t’ju besojë edhe vetë. Raporti i Departmentit Amerikan të Shtetit për Kosovën është goditja më e fuqishme që demistifikon këtë kurs të mashtrimit. Nuk besoj që ka qytetar të këtij vendi që sot nuk është i shqetësuar me gjetjet e këtij raporti në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes, lirisë së mediave si dhe të drejtave të njeriut e plot fusha të tjera”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”

Më tutje, Haradinaj ka thënë se “në një situatë normale, ky raport i DASh-it do duhej t’i shërbente qeverisë për vetëreflektim, që nënkupton dorëheqjen e saj”.

“Raporti i DASh-it është për vitin 2023 dhe nuk ka arritur të evidentojë edhe plot dështime të tjera, përfshirë këtu edhe qindra kontrata njëburimore në vlerë prej qindra milionë eurosh. Në një situatë normale ky raport i DASh-it do të duhej t’i shërbente qeverisë për vetëreflektim, që nënkupton dorëheqjen e saj”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesjava do të sjellë përballjet e dyta gjysmëfinale të “play-off”-it…