Raporti i ‘Freedom House’: Qeveria Kurti me progres të limituar në luftën kundër korrupsionit

24 prill 2024 | 13:10

“Përkundër fushatës për luftimin e korrupsionit, qeveria Kurti ka demonstruar progres të limituar”. Kështu është thënë në një pjesë e raportit të “Freedom House” për përpjekjen e qeverisë në luftimin e korrupsionit.

“Beteja kundër korrupsionit vazhdon të jetë një sfidë e madhe. Megjithëse Kosova është në proces të hartimit të strategjisë së re kundërkorrupsionit, progresi në këtë drejtim ka hasur në një seri bllokadash për të cilën, kryeministri Albin Kurti ia ka atribuuar dështimin ndërhyrjes së opozitës. Qeveria Kurti në vetvete është përballur me skandalin korruptiv të rezervave shtetërore, që vazhdon të jetë nën hetim. Largimi i kreut të ekipit special për hetim në Policinë e Kosovës ka ngjallur shqetësime në Kosovë dhe përkushtimin për luftimin e korrupsionit. Përkundër fushatës për luftimin e korrupsionit, qeveria Kurti ka demonstruar progres të limituar”,  është thënë në raportin e “Freedom House”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Turqisë është një trofe të cilin Beshiktashi i…