Raporti për zgjedhjet 2025: Kërkohen ndryshime para proceseve të ardhshme zgjedhore
Demokracia në Veprim sot prezantoi raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 dhe hapi diskutimin për atë çfarë duhet të ndryshojë para proceseve të ardhshme zgjedhore.
Në panel morën pjesë kryetarët e grupeve parlamentare (LVV, LDK dhe AAK), ndërsa në diskutim u përfshinë edhe përfaqësues të institucioneve zgjedhore dhe akterë të tjerë relevantë.
Prezantimi i gjetjeve u fokusua te numërimi i votave preferenciale, zhvillimet në fazën paszgjedhore dhe disa nga problemet që janë përsëritur në dy proceset brenda të fundit vit.
Diskutimi u fokusua te elemente konkrete të procesit, përfshirë rolin dhe funksionimin e administratës zgjedhore, votimi jashtë vendit, si dhe disa nga aspektet e fushatës dhe barazisë në garë.
Theksi u vendos te nevoja për të trajtuar këto çështje përpara proceseve të ardhshme dhe për të hapur një debat më të strukturuar për reformën zgjedhore.



