Raportohet për keqperdorime me bileta në shërbimet e teleferikut ne Brezovicë

23 janar 2022 | 20:16

Sezona e dimrit ka rritur volumin e turistëve në Brezovicë – kjo për shkak të atraksioneve turistike që posedon.

Por, interesimi i madh për ta shfrytëzuar Teleferikun, siç duket ka krijuar mundësi për manipulim me bileta.

Një qytetar i ka shkruar Telegrafit, duke i dërguar edhe video-incizim ku shihen teksa bëhen veprime të tilla.

Sipas tij, këto bileta shiteshin disa herë dhe pa kupon fiskal.

“Ishin 2-3 veta që qëndronin tek skilifti, edhe i mbledhnin biletat edhe nuk i shkoqshin ose mi marrë qytetari, por i mblidhnin, edhe njëri prej atyre puntorëve që qëndronte tek skilifti shkonte edhe ia jepte në kabinë ku shiteshin biletat”, tha ai.

Ndërkaq, sipas tij një biletë është përdorur për disa persona, në vazhdimësi./Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Mentor Xh. Hajrizi, redaktor i librit SHKËPUTJE NGA LIBRI…