Raportohet për sulm raketor në konsulatën amerikane në Erbil

13 mars 2022 | 01:15

Raportohet se ka ndodhur një sulm raketor në konsulatën amerikane në veriperëndim të Irakut.

Lajmin e kanë shpërndarë mediat e Lindjes së Mesme, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga profile të ndryshme, përfshirë edhe gazetarëve, në rrjete sociale.

Drejtuesi i kryeqendres kurde, Erbilit, Omed Khoshnaë, citohet të ketë thënë se ka pasur shpërthime, por se është ende e paqartë nëse cak ka qenë njëmend konsulata amerikane.

Ministri kurd i Shëndetësisë ka thënë se nuk ka pasur të lënduar ose ndonjë vdekje nga shpërthimi i së shtunës mbrëma, shkruan the Jerusalem Post, duke e cituar agjencinë irakiuane të lajmeve (INA).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frika po rritet se Vladimir Putin mund të lëshojë një…