Raportohet për të plagosur në Vjenë pas të shtënave me armë zjarri

02 nëntor 2020 | 21:52

Disa persona është raportuar të jenë plagosur në qendër të Vjenës, si pasojë e përleshjeve me armë zjarri, ka thënë policia të hënën përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, pasi një e përditshme ka raportuar për një sulm në një sinagogë.

“Ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër – ka persona të plagosur – rrini larg vendeve publike dhe transportit publik”, ka thënë policia.

Oskar Deutsch, i cili është në krye në komunitetit të hebrenjve në Vjenë, ka thënë se të shtënat kanë ndodhur në rrugën ku gjendet sinagoga kryesore e qytetit, mirëpo ende nuk është e qartë nëse ky institucion ka qenë shënjestër, transmeton agjencia e lajmeve, AP.

Sinagoga veçse ka qenë e mbyllur në kohën e shtënave, ka thënë Deutsch.

Agjencia austriake e lajmeve, APA, ka cituar Ministrinë e Brendshme të ketë thënë se një sulmues është vrarë, derisa tjetri është në arrati.

Policia ka thënë se operacioni në qendër të qytetit është duke vazhduar dhe se ende nuk dihen shkaqet e sakta të incidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikrobiologu Lul Raka ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.…