Raportohet se është emëruar udhëheqësi i ri suprem i Iranit
08 mars 2026
| 13:31
Ahmad Alamolhoda, anëtar i Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, ka deklaruar se është mbajtur procesi i zgjedhjes për udhëheqësin e ardhshëm dhe se udhëheqësi tashmë është zgjedhur, ka shkruar “BBC” duke iu referuar raportimit të mediave iraniane.
Ai ka thënë se tani gjithçka varet nga kreu i Sekretariatit të Asamblesë së Ekspertëve, Hosseini Bushehri, i cili aktualisht është përgjegjës për shpalljen publike të vendimit.



