Barcelona dhe Atletico i bashkohen garës për transferimin e yllit të Arsenalit

08 mars 2026 | 13:21

Raportet e fundit rreth planit të Arsenal për të shitur një nga yjet e tyre kanë ngjallur spekulime të shumta. Topçinjtë tani po e shqyrtojnë seriozisht transferimin dhe kanë disa kandidatë në mendje.

Vetëm dje u bë e ditur se klubi londinez ishte i hapur për të shitur një nga yjet e tyre në afatin kalimtar veror për të financuar nënshkrime të tjera.

Disa nga kandidatët kryesorë për largim janë mesfushori norvegjez Martin Odegaard dhe sulmuesi brazilian Gabriel Martinelli.

Sipas Caught Offside, të dy lojtarët aktualisht janë në shënjestër të disa prej ekipeve më të mëdha evropiane. Përveç Bayern Munich dhe Inter , dy gjigantët e La Liga-s, Barcelona dhe Atletico Madrid, gjithashtu mund të jenë të interesuar për nënshkrimin e Martinellit.

Martinelli shihet te Barcelona si zëvendësuesi adekuat për bashkëkombësin e tij Raphinhan,nëse braziliani vendos të largohet në verë nga Camp Nou.

Gjithsesi nuk do të jetë aspak i lehtë nënshkrimi me Martinellin, pasi Arsenali synon që të fitojë rreth 70 milionë euro nga largimi i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani mund të jetë duke iu afruar zgjedhjes së një…