Infosot nga burime brenda Policisë së Kosovës merr vesh se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, në orët e vona të natës, në një lokal në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshjeje Ademi e ka goditur Havollin duke i shkaktuar lëndime.
Havolli më pas është lajmëruar në Polici për të dhënë deklaratë në lidhje me rastin. Infosot ka kontaktuar Sokol Havollin, por ai nuk është përgjigjur në kërkesën për të dhënë sqarime.
Havolli ka qenë zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës dhe drejtor i ndërmarrjes “Parking Prishtina”. Ai ka qenë në garë për deputet në zgjedhjet e fundit, por nuk ka marrë votat e mjaftueshme për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.




