Raportuesja e PE-së për Kosovë e mbështet Osmanin

08 prill 2020 | 17:24

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka folur për deklaratën e kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila mbrëmë dha qëndrime rreth LDK-së, duke përmendur çështje të rëndësishme të zhvillimeve të fundit në parti e më gjerë.

Përmes një postimi në “Twitter”,  Cramon, ka thënë se Osmani ka të drejtë dhe thekson se është mirë që ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm. “Vjosa Osmani ka të drejtë. Pajtohem me të gjitha ato që ka thënë. Është mirë të lexoj se ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në parlamentin e Kosovës që e dinë se çfarë po bëjnë”, ka shkruar Von Cramon në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, sot janë…