Rashica ka oferta edhe nga Anglia

09 prill 2020 | 15:02

Klube nga Anglia dhe disa klube gjermane janë interesuar tashmë për situatën e sulmuesit të Werder Bremenit, Milot Rashica.

Lajmin e ka konfirmuar një nga përfaqësuesit e Rashicës. Në mediume është raportuar se për transferimin e yllit të Kosovës është duke u interesuar Liverpooli. Së fundi është përmendur edhe Napoli në mesin e klubeve të interesuara.

“Ka shumë interesime nga Premier League dhe Bundesliga. Ne nuk kemi qenë direkt të kontaktuar, por e dijmë se ka interesim edhe nga Napoli. Mirëpo, nëse Napoli e dëshiron Milotin, duhet të nxitojë. Ne jemi duke shikuar tashmë, derisa liga është e pezulluar”, ka thënë Nek Capric për “Radio Marte”, transmeton Koha.net.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata joqeveritare “Demokraci Plus” ka theksuar se përkundër se qeveria…