 
                    Rashica në formacionin e javës në Bundesliga
                02 mars 2021
                |  11:43
            
        Ylli i Werder Bremenit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, vazhdon shkëlqimin në Bundesliga.
Faqja e Bundesligës ka publikuar edhe formacionin më të mirë të javës, ku bëjnë pjesë tre yje të Bayernit. Bashkë me Lewandowskin, Gortzkan dhe Sulen, në këtë formacion figuron edhe emri i sulmuesit nga Vushtrria.
Formacioni: Gikiewicz, Sule, Gouweleeuw, Lacroix, Otavio, Bailey, Endo, Goretzka, Sosa, Lewandowski, Rashica.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        