Rashica në formacionin e muajit në Bundesliga

06 dhjetor 21:44

Ylli i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Milot Rashica ka zënë vend në formacionin e muajit nëntor në Bundesligën gjermane.

‘Whoscored’, faqe kjo e specializuar për statistika, ka publikuar formacionin më të mirë të muajit nëntor në Bundesligë. Në këtë formacion, pjesë e të cilit është edhe Robert Lewandowski, një vend e ka zënë edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Rashica për paraqitjet në muajin nëntor është vlerësuar me notë 7.88, duke qenë lojtari i katërt më i vlerësuar në këtë formacion. Timo Werner i RB Leipzig me notën 8.82, është lojtari më i vlerësuar, që lë pas Nkunkun dhe Lewandowskin. Kujtojmë se Rashica në ndeshjen e fundit në Bundesligë, ka shënuar dy gola në fitoren shumë të rëndësishme të Werder Bremen në udhëtim te Wolfsburg, me rezultat 2-3.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ka thënës e…