Rashica, synim i Liverpoolit

20 shkurt 2020 | 14:18

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, është synim i Liverpoolit. Lajmi i bujshëm publikohet nga gazeta prestigjioze gjermane “Bild”.

Sipas të përditshmes në fjalë, të kuqtë janë në kërkim të një alternative të vlefshme për të qenë zëvendësuesi i parë i treshes magjike të sulmit Salah-Mane-Firmino.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka një klauzolë largimi prej 38 milionë eurosh nga Werder Bremeni, shifër që Liverpooli është i gatshëm ta paguajë. Pjesë e Liverpoolit është edhe futbollisti tjetër shqiptar nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Massimiliano Allegri vazhdon të jetë i papunë. Së fundmi…