Allegri: Nuk kam kontakte me PSG-në  

20 shkurt 2020 | 14:10

Trajneri Massimiliano Allegri vazhdon të jetë i papunë. Së fundmi tekniku italian ka udhëtuar drejt Parisit dhe kaq ka mjaftuar që të shtohen zërat për një kalim të mundshëm te PSG-ja. Megjithatë ish-trajneri i Juves e ka mohuar se është në kontakte me skuadrën franceze.

“Unë nuk kam asnjë kontakt me PSG-në dhe është mungesë respekti për të tjerët të them që jam në Paris për të folur me Leonardon. Jam këtu për të paraqitur librin tim dhe përvojat e mia. Në shtator do të kthehem në drejtimin e një skuadre. Studimi në anglisht? Po e mësoj këtë gjuhë për kulturën time personale, pasi kur shkoj jashtë vendin nuk mund të komunikoj në gjuhë tjetër”, ka thënë Allegri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medaljen…