 
                    Rashiqi: Kur Vuçiqi thotë mirëmëngjesi, unë e di që është natë!
                07 shkurt 2024
                |  15:20
            
        Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka pasur një porosi për gazetarët të mërkurën gjatë konferencës për medie, ku ka folur për rregulloren e re të Bankës Qendrore që ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë.
Rashiqi ka thënë se ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka fare besim.
Ai ka thënë se kur “Vuçiq thotë mirëmëngjesi, unë e di që është natë”.
“Sa i përket presidentit Vuçiq, ai kur thotë mirëmëngjesi, unë e di që është natë! Pastaj merrni me rezerva se çfarë thotë Vuçiqi”, ka thënë Rashiqi.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        