Klose mbron Tuchelin: Shkarkimi nuk është zgjidhje

07 shkurt 2024 | 15:14

Trajneri i Bayern Munchen, Thomas Tuchel po përballet me kritika nga tifozët dhe e ardhmja e tij është në dyshim. Mirëpo atij në mbrojtje i ka dalë ish-sulmuesi Miroslav Klose.

“Kam pasur pak kontakte personale me të, por në takimet e shkurtra që kemi zhvilluar Thomas më është dukur njerëzor. Ai dëshiron më të mirën, dallohet një gjë e tillë nga deklaratat e tij. Kritikat ndaj tij janë të tepërta. Unë mendoj se ai është trajneri i duhur për Bayernin. Duhet gjithashtu durim, zgjidhja e parë nuk mund të jetë gjithmonë ndryshimi i trajnerit. Tuchel po bën gjithçka për të ndryshuar gjërat për mirë. Më pëlqen që ka filluar t’u japë minuta lojtarëve si Pavloviq, Kratzig apo Zvonarek. Mendoj se qëllimi i tij është të ndryshojë strukturën e ekipit. Por, ende nuk ka ardhur dikush më i mirë se Kimmich apo Goretzka. Lojtarë që kritikohen gjithmonë edhe pse nuk ka njeri që t’i zëvendësojë”, u shpreh Klose.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës do t’i mësojë nesër mbrëma emrat e…