Rashiti i ashpër me Kurtin: Nëse vazhdohet kështu, pason shkatërrimi i plotë ekonomik dhe diplomatik i Kosovës

29 maj 2025 | 10:21

Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka vazhduar kritikat ndaj kryetarin të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për zvarritjen e krijimit të institucioneve.

Duke i komentuar edhe qëndrimet e djeshme të ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës, ai ka thënë se kjo tregon se aleatët kanë probleme serioze me qeverinë Kurti.

Ai ka shkruar në “Facebook” se nëse vazhdohet kështu do të këtë pasoja të mëdha për Republikën e Kosovës.

“Tashmë, edhe ambasadat e Francës dhe Gjermanisë, në mënyrë të nënkuptuar por të qartë, po e tregojnë se ka një problem serioz me qeverinë e fundit. Të them të drejtën, kurrë më parë nuk jam përfshirë drejtpërdrejt në politikën e Kosovës, por pas një viti analizash, përfundimi ishte i qartë: nëse vazhdohet kështu, pason shkatërrimi i plotë ekonomik dhe diplomatik. Por është tepër e vështirë t’u shpjegosh masave, sepse përballë narrativës së liderit të LV-së zbatohet ajo që në diskursin kritik njihet si Ligji i Brandolinit. Ky ligj formulon një të vërtetë të hidhur të komunikimit modern: sasia e përpjekjes intelektuale, kohore dhe emocionale që kërkohet për të rrëzuar një marrëzi, një gënjeshtër apo një manipulim, është shumëfish më e madhe se ajo që nevojitet për ta prodhuar dhe përhapur atë”, ka shkruar Rashiti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar ambasadorët e Gjermanisë…