Rashiti: Komisioni i ri i BE-së i Ursula von de Leven do të jetë më i dobët për Ballkanin

11 shtator 2019 | 11:16

Drejtori ekzekutiv i Grupit për Hulumtim të Politikave në Ballkan, Naim Rashiti, ka vlerësuar se Komisioni i ri i BE-së i Ursula von de Leven do të jetë më i fuqishëm për çështjet e brendshme të BE-së, por më i dobët për Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, shpresa e vetme e këtij komisioni është vet presidentja, por mbetet të shihet nëse ajo do të mund të udhëheq vetëm tërë agjendën.

“Komisioni i ri i BE-së i Ursula von de Leven do të jetë më i fuqishëm për çështjet e brendshme të BE-së, por më i dobët për Ballkanin Perëndimor. Disa anëtar të komisionit nuk kanë idenë…. Ai për zgjerimin do të përkrah zgjerimin në parim, por specifikisht do të vazhdojnë edhe më shumë të mbështesin ca autokrat në rajon. Shpresa e vetme e këtij komisioni është vet presidentja. A do të mund të udhëheq tërë agjendën ajo vetëm?”, ka shkruar Rashiti në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Prishtina do të përballet me Leagian më 17 shtator…