Rastet e fundit me Covid-19 janë nga këto komuna

07 korrik 2020 | 23:45

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 183 raste të reja pozitive me Covid-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.      

Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 3.886 nga 26.039 persona të dyshimtë, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.003.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe 183 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në…