Rastet e reja me Covid janë nga këto komuna

02 maj 2021 | 15:54

Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 5 raste të vdekjes nga Covidi, janë regjistruar 160 raste të reja të infektimit dhe janë shëruar 415 pacientë.

IKShPK-ja ka treguar dhe komunat nga janë të infektuarit e fundit me Covid-19.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 39 raste, Ferizaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Prizren 10 raste, Drenas 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kamenicë 4 raste, Pejë 4 raste, Klinë 3 raste, Shtime 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Lipjan, Rahovec dhe Viti”, ka treguar instituti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 22-vjetorin e masakrës së Studimës, kryetari i komunës së…