Rasti i Liridona Ademajt drejt fundit, priten fjalët përfundimtare

17 prill 2026 | 08:08

Sot, më 17 prill, pritet të jepen fjalët përfundimtare në gjykimin ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët po përballen me akuzat për vrasjen e Liridona Ademaj.

Në seancën e mëparshme, i akuzuari Kushtrim Kokalla kishte dhënë dëshmi të detajuara rreth natës së ngjarjes, duke treguar rrjedhën e saj tronditëse. Ndërkohë, Naim Murseli ka vazhduar të mbrojë versionin e tij para gjykatës, duke pretenduar se rasti ka qenë një grabitje për para dhe telefona, pavarësisht se është përballur me prova që e vënë në dyshim këtë version.

Nga ana tjetër, Granit Plava gjatë procesit ka ndryshuar deklaratën e tij, duke pohuar se vrasja është kryer në bashkëpunim me Naim Murselin.

Seanca gjyqësore nis në orën 09:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, sot…