Rasti i rëndë në Ferizaj, prokuroria: Është iniciuar rast i vrasjes së foshnjës gjatë lindjes, e dyshuara është në gjinekologji
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku në tualetin e emergjencës atje, ka vdekur një foshnje.
Lidhur me këtë, është deklaruar Prokuroria Themelore në Ferizaj, nga ku është bërë me dije se ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.
|E dyshuara në këtë rast ndodhet në trajtim në spitalin Gjinekologjik të Ferizajt, ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML)”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit është njoftuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj, lidhur me një rast të vdekjes së një foshnje të porsalindur në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.
Me vendim të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” nga neni 176 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
E dyshuara në këtë rast ndodhet në trajtim në spitalin Gjinekologjik të Ferizajt, ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).
Prokuroria Themelore në Ferizaj, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e gjitha rrethanave të rastit në fjalë.



