Rasti i Rozeta Hajdarit, studim për ta dëshmuar se si dështojnë shtetet

18 nëntor 2025 | 07:53

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, rastin e Rozeta Hajdarit e cilësoi si një nga skandalet më të mëdha të kohëve të fundit me rezervat shtetërore.

Në rastin e rezervave shtetërore dhe mungesës së mallit për të cilin ishin paguar miliona, e akuzuar është ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Miftaraj në Klan Kosova tha se ky rast do të përdorët si studim për të treguar se si shtetet dështojnë.

“Tash si jurist, për mua ka qenë e paimagjinueshme për një ministre si Rozeta Hajdari me shkelë ligjin aq lehtë, me i injoru shtatë apo tetë këshilla prej zyrës ligjore të MINT-it, prej ekspertëve të MINT-it, prej njerëzve që e kanë bërë punën për vite e vite dhe me procedu vendimin për rezervën shtetërore”, deklaroi Miftaraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania dhe Holanda janë kualifikuar direkt në Botërorin 2026, ndërsa…