Rasti ‘stenta’ rifillon nga pika 0

01 shkurt 2018 | 20:30

Rasti ku të akuzuar janë ish-ministri i Shëndetësisë dhe 60 persona të tjerë, shumica e të cilëve doktorë, do të rifillojë përsëri nga seanca fillestare gjatë këtij muaji.

Seanca e dytë fillestare lidhur me këtë rast është caktuar për datën 26 shkurt.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

KALLXO.com raportoi në nëntor të vitit të kaluar se Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje rastin “Stenta”.

Në rastin “Stenta” të akuzuar janë 44 mjekë dhe 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Pjesë e këtij gjykimi janë ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie Gani Shabani që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.

Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Sipas aktakuzës, këta dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka zgjedhur që ditën e parë të…