Raundi i parë i votimit, dështon zgjedhja e dy gjyqtarëve për Kushtetuese

29 dhjetor 2021 | 16:10

Ka dështuar zgjedhja e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, pasi asnjëri nga pesë kandidatët nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Vigan Qorrolli ka marrë 22 vota, Hilmi Jashari 25, Etrur Maloku 56, Bardh Vokshi 31 vota dhe Shukri Sylejmani 14 vota.

Ky i fundit është eliminuar për shkak se ka marrë më së paku vota.

Raundi i dytë i votimit vazhdon nga ora 16:30.

Për t’u zgjedhur, kandidati duhet të marrë 2/3 e votave të deputetëve të cilët janë të pranishëm në seancë dhe që votojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me…