RC Cola Drita në Superligë

22 prill 2021 | 21:24

RC Cola Drita është shpallur kampion i Ligës së Parë te meshkujt, pasi edhe në ndeshjen e dytë finale të “Play-off”-it ka mundur Istogun dhe ka siguruar inkuadrimin në Superligë për edicionin e ardhshëm.

Gjilanasit këtë edicionin e kishin fituar edhe Kupën e Ligës së Parë.

Në finale e dytë fituan me shifrat 65:84 (22:19, 10:19, 12:21, 21:25). Periudhën e parë e fituan istogasit e më pas më të mirë ishin gjilanasit që triumfuan në fund. Te Istogu më i dalluari ishte Diamant Shabani me 14 pikë e 16 kërcime, ndërsa te RC Cola Drita u dalluan Arian Memeti me 20 pikë e 14 kërcime dhe Xzavier Barmore me 24 pikë e gjashtë kërcime.

Medaljet i kanë dorëzuar kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Komisari i Garave i FBK-së, Faton Kurshumlija.

Kupën kapitenit të Dritës, Qëndrim Demi, ia ka dorëzuar Fetahu.

Istogu do të luajë në “Play-out” me Trepçën për një vend edicionin e ardhshëm në garat e elitës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, po e konsideron…