Reagim / Të pavërtetat kundër HIB Petrol-it

31 maj 2019 | 13:33

Korporata HIB Petrol ka reaguar ndaj një shkrimi që është publikuar në gazetën “Epoka e re” në versionin online me titull: “Dogana ia kthena prapa HIB Petrol-it maunet me derivate shkaku i cilësisë së dobët”, ku autor i këtij shkrimi është portali “Gazeta Newborn”.

“Me këtë reagim, Korporata HIB Petrol dëshiron që konsumatorëve të saj, por edhe publikut të gjerë t’ia ofrojë të vërtetën e vetme e cila nuk është dhënë aspak në shkrimin e publikuar nga gazeta Newborn dhe Epoka e Re, në të cilin nuk ka fare të vërteta, por përdoren akuza të pabazuara dhe gjuhë nxitëse kundër HIB Petrol”, thuhet në reagimin e HIB Petrol-it.

Reagimi i plotë i HIB Petrol-it:

Njoftim për publikun dhe lexuesit e Gazeta Newborn dhe Epoka e Re:

Reagim ndaj shkrimit tërësisht të pasaktë të gazetës Newborn dhe Epoka e Re, të publikuar më 31 maj 2019.

Me këtë reagim, Korporata HIB Petrol dëshiron që konsumatorëve të saj, por edhe publikut të gjerë t’ia ofrojë të vërtetën e vetme e cila nuk është dhënë aspak në shkrimin e publikuar nga gazeta Newborn dhe Epoka e Re, në të cilin nuk ka fare të vërteta, por përdoren akuza të pabazuara dhe gjuhë nxitëse kundër HIB Petrol.

Në asnjërin prej dokumenteve të publikuara nga gazeta nuk figuron HIB Petrol.

Përkundër mungesës së plotë të fakteve, në shkrimin e saj, gazeta akuzon për kontrabandë, flet për lidhje të paqena të HIB Petrol me politikën, dhe shkatërrim të ekonomisë dhe dëmtim të konsumatorëve. I gjithë artikulli është i bazuar në shpifje, të pavërteta absolute dhe gjuhë urrejtëse kundër Hib Petrol.

Prandaj, duke marrë parasysh të gjitha të pavërtetat e publikuara në shkrimin e Gazetës Newborn dhe Epoka e re dhe keqpërdorimin e dokumenteve zyrtare dhe që e thonë të kundërtën e asaj që thotë gazeta, HIB Petrol kërkon kërkim-falje publike nga ana e gazetës për lexuesit e saj, dhe publikun i cili është keq-informuar dhe manipuluar qëllimisht.

HIB Petrol do ta paraqes rastin në Këshillin e Mediave të Shkruara, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, në publik, si dhe në gjitha organet gjyqësore, sepse nuk pranon të jetë viktimë e shantazhit të hapur medial i cili po synon t’i bëhet në këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po i shtohen radhët…