REAGIM

02 prill 2020 | 15:18

Lidhur me shkrimin tendencioz kundër udhëheqësit të UÇK-së në Maqedoni dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, botuar në portalin ‘Tetova1.com’.

Këtij portali dua t’i sqarojë si vijon:

 E para: Këtë fotografi e kam shpërndarë unë në ‘Facebook’ dhe ju e paskeni vjedhur për të përhapur gënjeshtra, pa e treguar burimin ku e keni marrë fotografinë. Për këtë plagjiaturë shihemi në gjyq.

E dyta: E vërteta është që Harun Aliu – Kushtrimi, si anëtar i LPK-së ka punuar shumë në logjistikë dhe armatim, për të përhapur luftën në Iliridë, por vendimet janë marrë në mbledhje nga Kryesia e LPK-së dhe Këshilli i saj i Përgjithshëm, në të cilën Ali Ahmeti ishte nënkryetar, si përfaqësues nga Ilirida.

Në njërën nga mbledhjet e saj, Kryesia e LPK-së dhe Këshilli i Përgjithshëm, me vota morën vendim për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Iliridë dhe Ali Ahmeti u caktua Udhëheqës Politik i saj. Kushtrimi, Çufa, Çakalla, Kravata, dhe shumë veprimtar të LPK-së në Iliridë kanë dhënë kontribut të madh në krijimin e kësaj ushtrie, por Ali Ahmeti nga fillimi e deri në fund të luftës ka qenë udhëheqësi i saj.

Fakti pse në fotografi Ali Hahmeti është shumë anash, është sepse ne në LPK nuk kemi punuar dhe luftuar për fotografi e dukje, por për liri dhe ky fakt e bën Ali Ahmetin edhe më të madh.

Mos harroni se Ali Ahmeti është njëri nga themeluesit e UÇK-së në Kosovë dhe UÇPMB-së në Preshevë, madje pa kontributin e tij, vështirë se do të realizoheshin këto luftëra. Unë i kuptoj dallimet politike në Iliridë sot, por të shkohet deri në këtë nivel, kjo është shërbim me apo pa vetëdije i armiqve tanë Sllavë: Serbë, Malazez dhe Maqedono-Bullgar!

Mr. sc. Metush Zenuni – Historian, luftëtar dhe ish-zëdhënës i LPK-së në vitin 2000-2004.

Linku i shkrimit të botuar ‘Tetova1.com’:

https://tetova1.com/a-ishte-harun-aliu-figure-qendrore-e-uck-se-ne-vitin-2000/?fbclid=IwAR2R_nC2wobHIwHzKW_8iXKJItizHo8VzmSGwqv2ZV2qYNoln28sWMrpLzw

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dekret i ri qeveritar në Itali e shtyu deri…