Reagimi i Donaldit pasi dëgjoi këngën e dedikuar për të dhe Boren nga Semi

16 shkurt 2022 | 13:15

Ditën e djeshme, këngëtarja Semi Jaupaj ka publikuar një këngë të re të titulluar “Mos u kthe”, lajmërimin që do të dal kënga e kishte bërë mikesha e saj, moderatorja Bora Zemani përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Menjëherë pas publikimit të këngës, ndjekësit kanë aluduar se kjo këngë është një dedikim për aktorin Donald Veshaj, pasi ky i fundit kishte një lidhje disa vjeçare me mikeshën e Semit.

Gjatë ditës së djeshme, produskioni ka lëshuar disa herë këngën e re të Semit në shtëpi, ku balerini, Ilir Shaqiri dhe moderatorja, Einxhel Shkira i treguan se është kënga e Semit, madje aluduan edhe ata se mund të jetë një dedikim për Donaldin.

“Shumë e bukur kënga e Semit, po pak e trishtë!”- është dëgjuar Donaldi të thotë më tej.

Por, që aktori gjatë kësaj kohe ka zyrtarizuar lidhjen me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj me të cilën herë pas herë kishte ulje dhe ngritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sporti i Kosovës është tronditur nga një lajm i hidhur…