Reagojnë nga hoteli “Lake Side”: Jemi investim nga Zvicra, besojmë në pafajsinë e pronarit

11 janar 2024 | 17:18

Të martën Prokuroria Themelore në Prishtina bashkë me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion, gjatë të cilit kanë arrestuar 12 zyrtarë të ATK-së dhe biznesmenin, Feim Pulaj, pronar i hotelit “Lakeside”.

Lidhur me këtë çështje, hoteli ka dalë me një reagim publik, në të cilin thuhet se “pretendimet e pabazuara” të prokurorisë janë të drejtuara ndaj “njërit pronar të hotelit” dhe jo ndaj hotelit.

“Po ju drejtohem me këtë reagim publik lidhur me raportimet e fundit në media rreth pretendimeve të fundit të prokurorisë të pasqyruara në mediat e Kosovës për kinse vepër penale të kryera nga pronari i LakeSide. Klient të dashur ju informojmë se të gjitha këto janë pretendime të pabazuara dhe në to nuk ka asgjë të vërtetë. Këto pretendime janë të drejtuara ndaj njërit pronar të Hotelit tonë dhe nuk janë drejtuara ndaj Hotel LakeSide0”, thuhet në reagimin e Hotelit.

Tutje thuhet se hoteli do të bashkëpunojë me organet për ndriçimin e rastit, derisa shton se investimet në këtë hotel janë nga Zvicra.

“Hoteli LakeSide do të bashkëpunoj me organet e ndjekjes në drejtim të ndriçimit të kësaj çështje siç ka bërë që një kohë të gjatë dhe beson në pafajësinë e pronarit të saj. Investimi në Hotel Lakeside është investim tërësisht i ardhur nga Zvicra, është investim nga bankat kredibile në Zvicër, investim ky që ka për qëllim të sjell kualitetin dhe precizitetin zvicërran në Kosovë. Ne do të jemi aktiv në mirëpritjen e juaj sikurse çdo herë, dhe se ngjarjet e fundit nuk kanë ndikuar asgjë në funksionimin e rregullt të Hotelit tonë dhe në kryerjen e shërbimeve hoteliere kualitative”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Botërore ka ndarë rreth 1 miliard dollarë për rindërtimin…