Reagon Ambasada amerikane për sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

22 tetor 2018 | 19:41

Pas sulmit me gurë ndaj autobusëve serbë në Istog, ka reaguar Ambasada amerikane në Prishtinë duke shprehur zhgënjimin për dhunën e përdorur për të frikësuar pelegrinët në Istog.

Në reagimin e ambasadës thuhet se pelegrinët duhet të sigurohen për lirinë e lëvizjes në tërë territorin e Kosovës.

“Të zhgënjyer me dhunën e përdorur për të frikësuar pelegrinët në Istog; ata duhet të sigurohen për lirinë e lëvizjes në tërë Kosovës. Ne përgëzojmë udhëheqësit e Qeverisë të Kosovës, @RamushHaradinajOfficial dhe @ HashimThaciOfficial, për deklaratat e tyre të forta që dënojnë këtë dhunë dhe për mbështetjen e tyre ndaj Policisë për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, shkruan në faqen zyrtare të ambasadës në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-deputeti i…