Reagon edhe Pacolli, kërkon që të gjithë ta respektojnë vendimin e Kushtetutës

29 maj 2020 | 00:31

Për vendimin e Kushtetueses, ka reaguar edhe personazhi i shumëpërfolur së fundmi në skenën politike, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ky i fundit me anë të një postimi në “Twitter”, ka shkruar se vendimi në fjalë duhet të respektohet nga të gjitha palët.

Ai ka thënë se zgjidhja tanimë i është kthyer Kuvendit të Kosovës. “Vendimi i Kushtetueses u mor sot. Zgjidhja tani i është kthyer Kuvendit të Kosovës. Një vendim i qartë që duhet të respektohet nga të gjitha palët”, ka shkruar Pacolli.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard…