Reagon edhe presidenti Meta: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

24 qershor 2020 | 18:36

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas marrjes së lajmit për dorëzimin e akuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Ai ka thënë se lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviqit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj evropiane dhe të rajonit tonë.

“Ne besojmë në pafajësinë e presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar. Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka anuluar pjesëmarrjen e tij…