Reagon KPK-ja: Nuk do t’u bindemi interesave politike

08 prill 2022 | 17:17

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar sot ndaj gjuhës së përdorur ndaj këtij institucioni pasi vendosi që ta dërgojë te presidentja për dekretim emrin e Blerim Isufajt për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), gjatë ditëve të fundit, është duke u atakuar në mënyrën më të ulët nga përfaqësuesit politikë, përfshirë këtu edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, individë që kanë kaluar dhe janë duke kaluar nëpër procedura penale dhe nga grupet e interesit, ku, sipas tyre, Këshilli Prokurorial dhe bartësit e funksioneve prokuroriale janë ‘grup dhe kokë kriminale’. Kjo gjuhë tejkalon të gjitha limitet e një gjuhë institucionale dhe shpërfaqë në mënyrë të qartë tendencat e hapura për rrënimin e sistemit prokuroria”, është thënë në reagimin e këtij insitucioni.

KPK-ja ka theksuar se nuk do të tolerojë që të cenohet integriteti dhe reputacioni i anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe i bartësve të funksioneve prokuroriale.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, si institucion i pavarur kushtetues, ua bënë të qartë të gjithëve, përfshirë edhe përfaqësuesve politikë, se nuk do t’u bindet interesave politike dhe atyre të grupeve të interesit, pavarësisht tendencave të tyre”, është theksuar në reagimin e KPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të investimeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit,…