Reagon kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, pas gjetjes së voglushit Alp Krasniqi

28 prill 2025 | 00:55

Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se Alpi është gjetur shëndosh e mirë!

Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm dhe bashkëpunimi të madh nga qytetarët, institucionet dhe vullnetarët, Alpi tashmë është pranë familjes së tij.

Ju falënderojmë nga zemra secilin prej jush për ndihmën, mobilizimin, përkushtimin dhe solidaritetin që treguat në këto momente të vështira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në…