Reagon Kujtim Shala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit: LDK-ja do të hapë një faqe të re

05 mars 2021 | 18:52

Kujtim Shala përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka reaguar pas rezultatit që LDK-ja mori në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që kanë votuar atë për deputet, duke theksuar se LDK-ja do të hapë një faqe të re të veten dhe të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qëndrestarë të LDK-së!
Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që i keni dhënë LDK-së, lëvizjes shqiptare të Kosovës, themelueses dhe garantueses së shtetit tonë! Falënderoj të gjithë ata qytetarë që kanë zgjedhur të më votojnë mua si kandidat të LDK-së dhe edhe një herë më kanë dhënë besimin që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës! Besimi i përsëritur është nderi më i madh. LDK-ja do të hapë një faqe të re te veten dhe të Kosovës. LDK-ja është partia e rrënjëve të Kosovës. LDK-ja nuk është vetëm një alternativë politike, por shenja thelbësore e shtetit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, i ka vlerësuar…